Rrëshqitje dhe aktivitete sportive te “Rana e Hedhun”

Turizëm

Rrëshqitje dhe aktivitete sportive te “Rana e Hedhun”

Nga: ATSH Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:46
Rana e Hedhun

Jo vetëm pushime pranë detit të Shëngjinit por edhe aktivitete sportive dhe zbavitëse për turistët.

Rana e Hedhun është kthyer në një pikë takimi për pushuesit e Shëngjinit, në një aktivitet sa zbavitës aq edhe sportiv.

Kështu, për të dytin vit radhazi,  Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin rrëshqitje pranë ”Ranës së Hedhun” ku të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti.

Specialistët e sportit dhe të turizmit në bashkinë e Lezhës shfrytëzuan potencialin e zonës për aktivitete plot adrenaline por edhe promovimin e  turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat