Det, traditë dhe histori, Lezha destinacioni i verës

Turizëm

Det, traditë dhe histori, Lezha destinacioni i verës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:11
Det Lezhe

Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore… Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik dhe natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit. Vetëm 53 km larg kryeqytetit, qyteti i Lezhës ofron vlera të mëdha turistike, me objekte historike muzeale, arkeologjike si dhe objekte kulti si Kisha Françeskane e ndërtuar në vitin 1240.

Kështjella e Lezhës konsiderohet më e madhja në Shqipërinë Qendrore si dhe simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane. Ajo ndodhet mbi një kodër rreth 305 metra të lartë dhe rreth 80 metra prapa Kishës Françeskane.

Dhe nëse jeni të interesuar për turizmin historik, nuk mund të lini pa vizituar Memorialin e Skënderbeut, i ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skendërbeu në 1468.

Kjo fotogaleri sjell Lezhën në të gjitha dimensionet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat