Turistë çekë e austriakë në ujëvarën e Bogovës

Turizëm

Turistë çekë e austriakë në ujëvarën e Bogovës

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 07:44
Ujëvara e Bogovës

Ujëvara e Bogovës në Parkun Kombëtar të Tomorrit po tërheq çdo ditë e më tepër vizitorë vendas dhe të huaj.

Një grup prej 17 turistësh çekë e austriakë vizituan javën e kaluar këtë ujëvarë, edhe pse në periudhën e verës prurjet e ujit janë më të vogla.

Ujëvara e Bogovës shfaqet në pjesën e ulët të fshatit Bogovë, gjatë rrugës që të çon për në Skrapar.

Duhen afërsisht 45 minuta nga Berati për të zbritur në ujëvarë e në burimin natyror të saj.

Ndërkohë, rrugës mund të ndaloni në disa fshatra shumë piktoreskë që shtrihen fare afër rrugës. Fshatrat e këtyre zonave janë shumë të njohur për kultivimin e frutave dhe të rrushit.

Në anë të Osumit mund të shijoni një panoramë që nuk do ta harroni lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat