Venecia ua ndalon turistëve shtrirjen në tokë dhe muzikën në barka

Turizëm

Venecia ua ndalon turistëve shtrirjen në tokë dhe muzikën në barka

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 00:42
Venecia

Autoritetet në Venecia kanë propozuar ndalimin e personave të ulen apo shtrihen në tokë, ndërkohë që qyteti vijon kështu përpjekjet e tij për të penguar ‘turistë të pasjellshëm’.

Rregulli i propozuar është kërkuar nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro dhe do të bënte që shkelësit të gjobiteshin me 50 deri në 500 euro, nëse ai do të nisë të implementohet.

Të ulesh në shkallët e monumenteve apo në ato të portikut që rrethon sheshin e Shën Markut, është aktualisht e ndaluar.

Propozimi pritet të hidhet në votim në këshillin e qytetit në tetor edhe pse rrezikon kundërshtitë e këshilltarëve të tjerë nga lëvizja pesë yjet apo të grupeve të aktivistëve.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndalimit të muzikës në barka, që janë mënyra kryesore e transportit për banorët. Njerëzit mund të ndalohen në qytet apo të gjobiten nëse janë të dehur apo nëse notojnë apo fusin edhe këmbët në kanale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat