Qëndrueshmëria, kryefjalë e turizmit në Shqipëri - Bota Sot
Qëndrueshmëria, kryefjalë e turizmit në Shqipëri

Turizëm

Qëndrueshmëria, kryefjalë e turizmit në Shqipëri

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:56
Shqipëria

Turizmi i qëndrueshëm është sfida e re e Turizmit në Shqipëri. Hajrulla Çeku, zv/Ministër i Mjedisit dhe Turizmit, theksoi se vendi ynë ka pësuar një rritje të ndjeshme të turistëve, ndërsa tashmë, sfida është që ky turizëm të jetë i qëndrueshëm.

“Vetëm gushti ka pasur 27% rritje krahasuar me gushtin e vitit të shkuar kur bëhet fjalë për hyrjen e shtetasve të huaj. Ka një projeksion që pritet të kapi vlerën e 6 milion të turistëve të huaj në Shqipëri, që na jep optimizëm për më shumë. Por pyetja që shtrojmë është se a duhet të mendojmë se numrat tregojnë gjithçka në turizëm? Ne mendojmë se kjo nuk është gjithçka, është një indikacion, por jo thelbi. Qëndrueshmëria duhet të jetë kryefjala e turizmit në Shqipëri. Kjo është sfida më e madhe që ballafaqohet dhe sfida jonë si Ministri e Mjedisit dhe Turizmit”, tha Çeku, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Gjermane në Himarë, për  promovuar turizmin në jug të vendit.

Sipas tij, çështja e turizmit nuk është ekskluzivitet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pasi janë shumë institucione të tjera lokale e rajonale që kanë një rol të rëndësishëm mbi super për të ofruar një turizëm të qëndrueshëm. “Duhet thënë se Turizmi nuk është ekskluzive e vetëm Ministrisë, pasi janë shumë institucione të tjera dhe rajonale që ndërmarrin dhe kujdesen për menaxhimin e turizmin, ne si njësi qendrore duhet të jemi më të përgatitur për menaxhimin e  gjithë këtyre hallkave, ku biznesi mban barrën më të madhe. Prandaj duhet që turizmin ta vendosim në binaret e sigurisë e qëndrueshmërisë dhe jo të një lufte që lidhet me numrat. Duhet të synojmë një kontribut më të madh të turizmit në ekonomi, punësim, si dhe shpërndarje të ardhurave ekonomike e sociale të të mirave që sjell turizmi si në shtrirje gjeografike, por dhe në shtresa të ndryshme ekonomike e sociale të vendit. Turizmin pra duhet ta kuptojmë si një sektorë të qëndrueshëm që sjell rritje dhe barazi e kohezion social, pasi secili qytetarë pavarësisht se ku banon, duhet ta shoh angazhimin në turizëm si potencial për punësim e për të rritur të ardhurat për familjen e komunitetin”, vijoi zv/Ministri Mjedisit dhe Turizmit.

“Unë besoj se ke ajo që duhet të fokusohemi tanimë është të fokusohemi në program, çka ka shumë vite që GiZ në Shqipëri po implementon në zonën e jugut. Që me shumë insistim dhe fanatizëm e quajnë “The Mystirius South”, duke krijuar një brand të ri për rajonin në fjalë. Kjo qasje vjen në të njëjtën filozofi e politik që ka qeveria. Prandaj duke u frymëzuar nga ky model, ne mund të krijojmë dhe “North”, “West”, “East”…etj”, tha Çeku. ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...