Përshkrimi i Mirditës nga një udhëtar dhe studiues europian

Turizëm

Përshkrimi i Mirditës nga një udhëtar dhe studiues europian

Nga: Gjon Keka Më: 13 tetor 2018 Në ora: 19:57
Mirditë

Jo rastësisht Mirdita gjithnjë nga ata që e kanë vizituar janë mrekulluar me imazhin, traditën, bukuritë natyrore dhe ruajtjen e vlerave kombëtare europian të paprekura nga infeksioni i ideologjisë së pushtuesit barbar otoman (turk).

Edhe autori, studiuesi dhe udhëtari europian Heinrich Reiser, në veprën e tij të vitit 1857 i përshkruan mrekullueshëm bukuritë dhe vlerat e traditat e rajonit të Mirditës kështu:

„Më në fund erdhëm në një rrafshnaltë të bukur me një fshat të bukur dhe fusha të ndërtuara mirë; Kishat e vogla të bardha, të cilat ishin zbukuruar me kryqe, treguan mjaftueshëm. se kishim mbërritur në territorin e Mirditës katolike.

Këtu kemi qëndruar gjatë natës, të furnizuar me të gjitha gjerat e nevojshme nga banorët mikpritës. Në rrugën tonë nëpër këto zona të mbyllura malore, isha i kënaqur të shihja një sërë fshatrash të vegjël me pemishtet dhe fushat e tyre, në të cilat misri dhe elbi dukeshin se ishin produktet kryesore; aty shihej se kishim të bënim me një vend të kultivueshëm ,...si hardhitë, pemët dhe arrat me bollëkun e tyre dhe kjo tregn se ky vend ishte mjaftë i pasur. Ndërsa burimi më i madh i pasurisë për këta banorë malorë janë delet dhe dhitë, bashkë me ato të bletarisë.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat