Shtegu i Çezarit, për turistët e lidhur me natyrën dhe historinë

Turizëm

Shtegu i Çezarit, për turistët e lidhur me natyrën dhe historinë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:20
Foto

Shqipëria tashmë është kthyer në destinacionin e turistëve të eksplorimit dhe natyrës ku ecja në natyrë ose hiking është atraksioni i këtyre ditëve tetori në vendin tonë.

Terreni i larmishëm dhe ndërthurja e bukurive natyrore e bën shëtitjen në shtigje të ndryshme të vendit tonë një eksperiencë unike dhe argëtuese.

Shtigjet e vendit tonë tashmë dhe janë markuar nga institucionet përkatëse për ta bërë udhëtimin e turistëve vendas dhe të huaj më komod dhe të sigurtë.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi në ditën Ndërkombëtare të Ecjes ka shpërndarë një panoramë të mrekullueshme me anë të fotove nga Shtegu i Çezarit tashmë i  markuar.

”Shtegu i Çezarit, të cilin e promovojmë sot në një ecje të bukur në natyrë, lidh Parkun Kombëtar Llogara, Parkun Natyror Karaburun dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ky shteg natyror risjell një nga ngjarjet historike më të përmendura për periudhën antike, atë të zbarkimit të ushtrisë së Çezarit, në Palasë, për të vazhduar më tej drejt Parku Kombëtar të Llogarasë dhe mbërritur në qytetin antik të Orikut ku dhe zhvilloi një nga betejat me Pompeun”, thotë Klosi ./ATSH/

Në Shtegun e Çezarit çdo turistë do përjetojë natyrën dhe historinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat