44.5% turistë më shumë se në shtator të një viti më parë në Shqipëri

Turizëm

44.5% turistë më shumë se në shtator të një viti më parë në Shqipëri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:01
Shqipëri

Forcimi i turizmit të trashëgimisë kulturore ka sjellë rritje të numrit të turistëve në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi në konferencën me titull, “Shqipëria 60 vjet në UNESCO” se, “shtatori pati 44.5% turistë më shumë të huaj se shtatori i një viti më parë.

Tetori po ashtu, qershori, prilli, maji kanë shtuar numrat shumë të rritur të turistëve. Janë rritur 100% numri i turistëve në Berat, Butrint, Gjirokastër. Radhë turistësh tashmë janë në sajtet e trashëgimisë kulturore. Kjo dëshmon se sa e rëndësishme është të vazhdojmë në këtë rrugë me politikat e forcimit të turizmit të trashëgimisë kulturore”.

“Sot 60 vjet më vonë ne do të duhet tu përulemi atyre që kuptuan se sa e rëndësishme është futja e këtyre vlerave në një familje të madhe, për të mbrojtur jo vetëm bukuritë natyrore, pasuritë dhe trashëgiminë kulturore, por për të mbrojtur rregullat dhe mënyrën e funksionimit të këtyre vlerave. Na kanë dhënë një mundësi të artë, e cila na afron shumë më tepër me botën në të cilën ne duam të integrohemi”, tha Klosi.

Por njëkohësisht, shtoi ai, “na jep edhe një mësim të madh se ne duhet të edukohemi administrativisht, duhet të edukohemi nga mënyra se si bëhet zhvillimi ekonomik i këtij vendi. Duhet të edukojmë brezat e rinj që këto pasuri nuk janë për një gjeneratë. Këto pasuri nuk janë për një kohë të caktuar. Këto janë pasuri dhe vlera shekullore të trashëgimisë botërore dhe sot ne arritëm që disa nga pasuritë tona më unikale të jenë pjesë e familjes botërore të zhvillimit ambiental dhe turistik”, transmeton atsh.

“Sot themi me krenari që kemi arritur t’ia dalim dhe me këtë politikë për të zhvilluar më shumë qytetet tona dhe për të afruar më shumë investime në hotelet me 5 yje dhe burimet e mëdha financiare, në zhvillimet e mëdha ekonomike, ne prapë kemi edhe vlera të trashëgimisë kulturore, të cilat shënojnë kulmet e zhvillimit turistik shqiptar”, u shpreh Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat