Ambasadori i BE magjepset nga Qafë-Shtama: Pamje të mahnitshme

Turizëm

Ambasadori i BE magjepset nga Qafë-Shtama: Pamje të mahnitshme

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:36
Luigi Soreca

Qafë-Shtama është ndjellëse për turistë vendës dhe të huaj, sot në fund javë ka joshur edhe një nga diplomatët e lartë, si ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca promovon vlerat turistike e natyrore të Shqipërisë, i cili ka zgjedhur të kalojë fundjavën me stafin e ambasadës në parkut të Qafe-Shtamës.

Ambasadori i BE-së Soreca e konsideron pamjet e parkut madhështore.

“Së bashku me ekipin e Bashkimit Europian në Shqipëri. Ne jemi në Parkun Kombëtar Qafe-Shtamë, pas Kruja. Natyra e Madhe, pamje të mahnitshme. Një pushim i bukur në fund javë”, shprehet ambasadori.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës është një nga zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km 2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.

Qafë-Shtamë, gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1’230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri.

Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër.

Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë.

Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez (Tab. 12-2). Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare.

Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm.

Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut.

Qafë-Shtama, qëndron si rojtare që njërin sy e ka nga deti dhe tjetrën nga malet e larta siç është mali i Dejës,  një nga malet e mesme më të larta në Shqipëri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat