Fundjavë turistike mes natyrës dhe aventurës

Turizëm

Fundjavë turistike mes natyrës dhe aventurës

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:21
Shqipëri

Shqipëria vazhdon të tërheqë turistë dhe gjatë ditëve të para të nëntorit. Kjo pasi vendi ynë ka mjaft pika interesante ku mund të “arratisesh” në fundjavë larg zhurmës së kryeqytetit.

Turizmi është i larmishëm për shkak të klimës së favorshme ku ndërthuret turizmi i natyrës me atë të aventurës.

Në këto ditë në Shqipëri mund të shijosh ecjet në natyrë duke eksploruar shtigje të ndryshme, mund të shijosh natyrën duke ngritura çadra në lëndinat e shumta që kemi gjithashtu mund edhe të shijosh banjat natyrore me ujëra termal ku natyra është treguar bujare dhe i ka krijuar në vendin tonë si vende relaksi për vizitorët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi është shprehur se ”fundjavë e pasur me udhëtime në natyrë për shumë turistë vendas dhe të huaj, në ujërat termale të Bënjës, Kepin e Rodonit, Reç, Divjakë dhe Qafë-Shtamë”, transmeton atsh.

Shqipëria po shndërrohet tashmë në një vend me turizëm gjithëvjetor, kjo dhe për shkak të promovimit që po i bëhet Shqipërisë së vogël me thesare të mëdha për t’u zbuluar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat