Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë

Turizëm

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Foto

Shqipëria turistike dhe si destinacion evropian po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e operatorëve të huaj turistik të cilët po shfaqin interes mbi potencialet që ofron vend ynë.

Sot në Agjencinë Kombëtare të Turizmit u mbajt një takim me përfaqësues të Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit të Ningbo-s (Kinë) si dhe përfaqësues të ndryshëm të Shoqatave dhe Tur Operatorëve Kinezë.

Në këtë takim u prezantua Shqipëria dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua për krijim e një ure bashkëpunimi për zhvillim e mëtejshëm të marrëdhënieve tona duke u nisur nga fakti shumë domethënës se këtë vit ka pasur një rritje prej 33 % të turistëve kinez në Shqipëri, transmeton atsh.

Turistët kinez janë gjithmonë besnik në vendin tonë pasi e shohin Shqipërinë si një vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft të larmishëm pasi vendi ynë ofron një turizëm gjithëvjetor ku në çdo stinë ka gjithmonë vende për tu eksploruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat