Shtetet më të vizituara në botë për vitin 2018

Turizëm

Shtetet më të vizituara në botë për vitin 2018

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Europa është një prej destinacioneve më të preferuara nga turistët, ku çdo vit regjistrohen me miliona njerëz të cilët vizitojnë atraksione të ndryshme turistike të saj.

Disa shtete gjithashtu janë më të preferuarat nga turistët, për shkak të historisë, kulturës apo edhe bukurive natyrore që ofrojnë.

10 prej vendeve më të vizituara nga turistët për vitin 2018 gjenden më poshtë bashkë me numrin e turistëve ndërkombëtarë që i kanë vizituar gjatë këtij viti.

1. Francë - 86.9 milion turistë të huaj

 2. Spanjë - 81.8 milion turistë të huaj

3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës - 76.9 milion turistë të huaj

4. Kinë - 60.7 milion turistë të huaj

5. Itali - 58.3 milion turistë të huaj

6. Meksikë - 39.3 milion turistë të huaj

7. Britania e Madhe - 37.7 milion turistë të huaj

8. Turqi - 37.6 milion turistë të huaj

9. Gjermani - 37.5 milion turistë të huaj 

10. Tajlandë - 35.4 milion turistë të huaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat