Puka nën magjinë e dritave dhe borës

Turizëm

Puka nën magjinë e dritave dhe borës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Pamje magjike nga Puka

Puka, parajsa e fshehtë e Veriut të Shqipërisë, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin sidomos në prag të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve.

E mbuluar nga petku i bardhë i borës, Puka, ka ndezur dritat e festave të fundvitit.

Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.

Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël po përjeton një ndërhyrje të rëndësishme, që synon ta shndërrojë atë dhe rrethinat e tij në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.

Image

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë, transmeton atsh.

Image

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm, etj.

Bashkia e Pukës ka publikuar disa fotografi me pamje nga qyteti nën magjinë e dritave dhe borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat