Si të gatuani darkën e Krishtlindjes, njihuni me pjatat kryesore nëpër botë!

Ushqime

Si të gatuani darkën e Krishtlindjes, njihuni me pjatat kryesore nëpër botë!

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Derisa besimtarët katolikë sot kremtojnë Krishtlindjet, ky është një moment solemn që bashkon rreth tryezës familjen dhe miqtë më të afërt.

Veç traditave të ndryshme të të festuarit, duhet pranuar që larmia në kuzhinë është një tjetër pikë e fortë e kësaj feste.

Për më shumë më poshtë mund t’i mësoni disa nga pjatat kryesore në vende të ndryshme të botës për tryezën e festës së Krishtlindjeve.

Ku i dihet, ndoshta një ditë mund ta gjeni veten edhe ju aty!

Gjermani: Mund të tingëllojë e çuditshme, por pjata kryesore për gjermanët janë biskotat e bëra në shtëpi, ku më kryesoret janë: “Platzchen”, të bëra me çokollatë dhe ”Lebucken”, të bëra me miell bajamesh dhe që shoqërohen me akullore.

Francë: Dreka tipike e Krishtlindjes franceze njihet me emrin “Reveillon”, por ndryshon në varësi të krahinave. Ajo përbëhet kryesisht nga ostrike, salmon, krepa, fois gras (mëlçi pate) dhe shampanjë.

Mbretëri e Bashkuar: Tradita kërkon që dreka, në fakt, të nisë që në mëngjes. Menyja përfshin gjel të pjekur, të mbushur me arra, mish dhe proshutë, shoqëruar me patate dhe mollë. Kurse për ëmbëlsirë shërbehet puding me fruta të thata dhe konjak.

Suedi: Pjata kryesore e Krishtlindjes suedeze është “Risgrynsgrot’, një puding me bazë orizi dhe kanelle. Kësaj pjate i shtohet edhe një kokërr bajameje fatsjellëse. Sipas legjendës, personi që gjen bajamen do të martohet ose shtohet në familje vitin që vjen.

Danimarkë: Pjata tipike daneze është “Risalamande”, një ëmbëlsirë e bërë me krem vanilje, bajame dhe puding orizi. Shoqërohet me shurup frutash pylli.

Spanjë: Në tavolinat e spanjollëve nuk mund të mungojë “Txistorra”, një salsiçe me origjinë baske. Ajo bëhet me të brendshmet e qengjit, mish derri i tharë, spec djegës, hudhër dhe kripë.

Rusi: Rusët janë të krishterë ortodoksë dhe e festojnë Krishtlindjen më datë 7 janar. ”Zakuscki” është mbretëresha e tryezës, një antipastë me bazë peshku, që shoqërohet me salca të ndryshme dhe vodka.

Poloni: Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata, nga një për secilin apostull. Tradita kërkon që të lihet gjithmonë një vend bosh në tryezë për ndonjë mik që mund të vijë në momentin e fundit. Pjatat kryesore janë ”Pierniki”, një ëmbëlsirë tipike me mjaltë dhe “Babka”, një lloj buke e ëmbël.

Etiopi: Duke qenë se në Etiopi ndiqet riti ortodoks, Krishtlindja festohet si në Rusi, më datë 7 janar. Pjata kryesore është “Doro ëat injera”, pulë e shoqëruar me erëza dhe vezë të pabëra.

Filipine: Në ishujt Filipine festa nis zyrtarisht më 16 dhjetor dhe fill pas mesnatës së Krishtlindjes është ”Noche Buena” (Nata e mirë). Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata kryesore, ku kryefjala është derri i pjekur në hell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat