Të mirat e përdorimit të djathit

Ushqime

Të mirat e përdorimit të djathit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:02
Ilustrim

Djathi padyshim është ushqim i shijshëm dhe i pranishëm thuajse në çdo tavolinë.

Ekspertët studiuan ndikimin që kishin produktet e bulmetit, si qumështi, djathi, kosi, gjalpi, tek 1500 njerëz të moshës 18 deri 90 – vjeç. Ata zbuluan se njerëzit që konsumonin më shumë bulmet kishin përqindje më të ulët të yndyrave në trup, bel më të hollë dhe presion më të ulët të gjakut.

Nga ana tjetër, ata që konsumonin pak produkte bulmeti kishin tendencën për të pasur nivel më të lartë kolesteroli.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se ata që hanin më shumë djathë konsumonin më shumë karbohidrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat