Tri ushqimet që detyrimisht duhet t’i hani nëse pini duhan

Ushqime

Tri ushqimet që detyrimisht duhet t’i hani nëse pini duhan

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Në një studim janë përfshirë 680 persona, ku disa prej tyre nuk pinin duhan, disa ishin ish-duhanpirës dhe duhanpirës. Ata janë përgjigjur në pyetjet në lidhje me ushqimin e tyre momental dhe më pas u janë nënshtruar matjes në spirometër, testi përmes të cilit matet funksioni i mushkërive në bazë të frymëmarrjes.

Ata e kanë përsëritur testin 10 vjet më vonë. Studiuesit kanë ardhur në përfundim se sa më shumë që kanë ngrënë molla, banane dhe domate ish-duhanpirësit, aq më pak ka pasur dëme në mushkëritë e tyre gjatë kësaj periudhe. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse plakja dhe pirja e duhanit paraqesin shkaktarin më të madh të funksioneve të mushkërive. Ky ushqim është i mirë sepse përmban shumë antioksidues që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes dhe potencialisht përmirësojnë shëndetin e mushkërive.

Grupi i dytë i antioksiduesve që quhen flavonoide, gjithashtu janë përgjegjës për këtë. Këta përbërës gjenden në shumicën e pemëve dhe perimeve dhe e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë. Kjo sqarohet pse mollët dhe bananet janë të lidhura me zvogëlimin e rreziqeve të funksionimit të mushkërive. Këto ushqime ndihmojnë në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, që ka ndodhur për shkak të pirjes së duhanit. Në anën tjetër, domatet për shkak të sasisë së lartë të likopenit, e ul rrezikun e paraqitjes së kancerit të mushkërive për 52 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat