Lakër me oriz

Ushqime

Lakër me oriz

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:45
Lakër me oriz

Lakra mund të jetë një përbërës mjaft i shijshëm dhe në gatimet me nxehtësi. Mund ta shoqëroni pothuajse me çdo gjë në tavolinë

Përbërësit:

– 1 filxhan oriz;
– gjysmë lakre;
– 2 qepë;
– 4 lugë vaj;
– 2 domate;
– spec të kuq të bluar;
– piper;
– kripë;
– kerri,
– spec djegës

Përgatitja:

Nxehni yndyrën në një tenxhere dhe marinoni qepën e grirë, pastaj shtoni lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar.

Lëreni të marinohet, shtoni 3 filxhan ujë të valuar. Përafërsisht pas dhjetë minutave shtoni orizin.

Lëreni gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh.

Pak para se të përfundojë zierja, shtoni domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës.

Lëreni të vlojë disa minuta.

Qiteni në enën e lyer për pjekje dhe lëreni të piqet ngadalë për një kohë të shkurtër në furrë të nxehur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat