Cilat janë sekretet për ushqime të sigurta!

Ushqime

Cilat janë sekretet për ushqime të sigurta!

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Për dietologen e njohur Blerina Bombaj, mungesa e sigurisë ushqimore shkakton dëme të mëdha.

“Nga një ushqim i pasigurt, mund të pësojmë nga një vizitë rutinë në spital me diarre dhe të vjella, e deri te dështimi i funksionit të organeve vitale si veshkat, apo rruazat e kuqe të gjakut e deri edhe në vdekje”, thotë ajo.

Bombaj tregon se cilat janë ushqimet që rrezikohen nga bakteret dhe shton se çelësi është mënyra e gatimit. “Duhet të përqendrohemi shumë te ushqimet e freskëta, më të rëndësishme janë produktet shtazore sepse edhe bakteret aty gjenden më shumë”, shton Bombaj. “Arma më e fortë që kemi në luftën me bakteret është gatimi, temperatura shkatërron çdo lloj gatimi”.

Koha e konsumimit apo ngrirja në frigorifer mbeten gjithashtu të rëndësishme. “Një ushqim që është i gatuar mund të konsumohet brenda dy orësh. Më pas duhet të futet në frigorifer. Ndërsa për pjesën e ruajtjes në frigorifer, nga dy deri në tri ditë, më pas të kalojë në ngrirje. Nuk mund të shkrijmë një ushqim dhe më pas ta rivendosim në ngrirje”.

Si mund ti dallojnë konsumatorët ushqimet jo të përshtatshme? “Shpesh herë pamja tregon. Mishi që ka humbur ngjyrën rozë, që ka aromë jo të mirë, një peshk ku syri ka humbur shkëlqimin, të gjitha këto janë shenja që ushqimi nuk është i freskët”.

Bombaj shton se rëndësi të madhe ka edhe ruajtja frigoriferike e ushqimeve, ndërsa thekson se nuk ka matje për aflatoksinën tek drithërat, çka përbën një shqetësim serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat