Përfitimet që merr organizmi nëse konsumoni peshk dy herë në javë

Ushqime

Përfitimet që merr organizmi nëse konsumoni peshk dy herë në javë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

Nga studimi më i madh për konsumimin e peshkut, i kryer kohët e fundit nga Komisioni Norvegjez për produktet e peshkut, rezultoi se sasia e peshkut të konsumuar ishte relativisht e ulët.

Në dritën e rezultateve të studimit, komisioni ka vendosur të sugjerojë që të gjithë qytetarët e botës të ndjekin një dietë të larmishme dhe të pasur me fruta dhe perime, të varfër në mish të kuq dhe të pasur me peshk. Në veçanti, rekomandohet të rritet konsumi i peshkut deri në 200 gramë në javë, i cili është në përputhje me shumicën e udhëzimeve ndërkombëtare të ushqimit. Konsumi i peshkut nuk është i mirë vetëm për trupin, por edhe për mjedisin.

Në veçanti, peshku është:

Ushqyes. Ka një përzierje të shkëlqyer të proteinave, vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore omega-3.

I pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe niveleve të larta të kolesterolit, duke ulur kështu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Një kurë për trurin. Konsumi i peshkut përmirëson kujtesën afatgjatë dhe atë të punës, duke e mbajtur sistemin e trurit aktiv dhe duke ndihmuar në parandalimin e formave më të zakonshme të sëmundjeve mendore, siç është Alzheimeri.

Esencial për kockat. Peshku është i pasur me vitaminë D dhe kalcium, substanca esenciale për të përmirësuar dendësinë minerale të kockave dhe ndihmon që të keni kocka e dhëmbë të shëndetshëm dhe më të fortë.

I dobishëm për lëkurën, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

I shëndetshëm për sistemin imunitar. Seleniumi dhe Vitamina A zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me sezonin e ftohtë.

I rëndësishëm për jodin. Peshku i bardhë përmban nivele të larta të jodit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin normal të trurit dhe sistemin nervor të fetusit.

Një ilaç për dashurinë. Studimet e fundit kanë treguar se çiftet që hanë peshk më shumë se dy herë në javë kanë aktivitet seksual më intensiv dhe se si kjo kontribuon në rritjen e shanseve të konceptimit të shpejtë.

I favorshëm për mjedisin. Produktet e peshkut lënë një ndikim më të ulët të karbonit sesa produktet e mishit, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit.

I domosdoshëm në kuzhinë. I freskët, i ngrirë apo i tharë është i përkryer për përgatitjen e pjatave të shijshme në pak kohë!

Disa studime kanë zbuluar se si një nivel i mirë i jodit siguron një koefiçient inteligjence më të lartë dhe kontribuon në zhvillimin më të mirë të shikimit rreth moshës tre deri në katër vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat