Dieta me kos, ju ndihmon të humbisni 3 kg për pesë ditë

Ushqime

Dieta me kos, ju ndihmon të humbisni 3 kg për pesë ditë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustruese

Kjo dietë është e përshtatshme për të rriturit në gjendje të mirë fizike, të cilët dëshirojnë të pastrohen dhe të humbin peshë sidomos në verë, por jo vetëm. Kosi është i pasur me proteina, kalcium dhe fermentues laktik që mund të ribalancojnë florën e zorrëve. Kundërindikimet janë vetëm intolerancë ndaj produkteve të qumështit dhe faktit se është një dietë që nuk duhet të zgjatet me kalimin e kohës.

Menyja e ushqimeve që duhet të konsumoni kur ndiqni dietën me kos:

E hënë

Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë.

Dreka: Pure perimesh pa bishtajore + 300g kos me pak yndyrë.

Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300g kos me pak yndyrë + sallatë frutash

Darka: Supë me perime + 300g kos me pak yndyrë.

E martë

Mëngjesi: 1 gota uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300g kos me pak yndyrë + pure me mollë të ziera.

Dreka: 80 gram patate të ziera + 300 gr kos me pak yndyrë.

Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash.

Darka: Perime me avull + 300 g kos me pak yndyrë.

E mërkurë

Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos + 2 biskota integrale.

Dreka: supë me perime + 300 gr kos me pak yndyrë.

Pasditja: Një filxhan çaj + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash.

Darka: Sallatë jeshile + lakër e kuqe sipas dëshirës + 3 kumbulla të thara.

E enjte

Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj + 3 biskota integrale + 300gr kos pa sheqer.

Dreka: Sallatë jeshile me 60g fasule + 300g kos me pak yndyrë

Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300g kos + sallatë frutash.

Darka: Supë me perime + 300g kos me pak yndyrë.

E premte

Mëngjesi: 1 gotë ujë esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos + pure me mol

Dreka: Pure perimesh + 300 g kos me pak yndyrë + fruta të përziera.

Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash

Darka: 150gr peshk i pjekur në skarë ose i gatuar në avull + sallatë me perime të përziera + 1 panine integrale + lëng portokalli pa sheqer.

Nëse ndjeni nevojën (gjatë ditës) si një meze të lehtë shtesë ju mund të hani selino të papërpunuar, karota ose kopër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat