Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Ushqime

Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Vitamina A

Nëse doni të keni një lëkurë të bukur duhet vitamina A. Ajo kryen një veprim themelor antioksidues dhe mbrojtës qelizor kundër dëmtimit të plakjes, zbut rrudhat dhe lufton pikat e errëta në lëkurë. Vitamina A riparon lëkurën kur ajo irritohet, kontrollon ekuilibrin e duhur të prodhimit të sebumit dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave të dëmtuara, prandaj është thelbësore për të gjitha produktet detoksifikuese dhe hidratuese në mbrëmje.

Vitamina B

Thonjtë që thyhen, flokë të errët e pa jetë që këputen, kjo arsye mund të jetë mungesa e vitaminës B. Kjo vitaminë e veçantë është paraardhësi i një familje të madhe, grupi i B me saktësi, secila me funksionin e vet të veçantë. E pranishme në disa ushqime, kjo vitaminë është e rëndësishme kur doni të riktheni shëndetin dhe vitalitetin në flokë dhe thonj. Në veçanti, B6 dhe B8 zvogëlojnë stresin oksidativ që gjithashtu shënohet në kulm, sepse stimulojnë sintezën e proteinave, në këtë rast keratin. Prandaj është një grup i vitaminave esenciale sidomos gjatë ndryshimit të sezonit, një periudhë në të cilën në veçanti flokët janë nën stres. Mos harroni B3: ajo përforcon barrierën e lëkurës në mënyrë të tillë që lëkura të mbajë hidratimin duke larguar papastërtitë dhe ndotësit. Gjithashtu zvogëlon praninë e hiperpigmentimit inflamator, të tilla si puçrra fytyre, duke siguruar kështu një fytyrë të freskët e të pastër.

Vitamina D

Vitamina D = dielli. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë disa sëmundje, prandaj prania e saj në trup është e rëndësishme. Dhe, kur nuk është e mjaftueshme, një nga zgjidhjet është që të ekspozoni veten në diell. Studimet e kohëve të fundit në fakt kanë treguar se rreth 80-90% e vitaminës së akumuluar sintetizohet falë diellit, pastaj, pas sintezës, kjo shpërndahet në tërë organizmin.

Kjo është arsyeja pse skandinavët kanë një mangësi të vitaminës D për shkak të shumë orëve të errësirës. Bazë mbi të gjitha në nivel mjekësor, niveli i tij në fakt parandalon osteoporozën dhe disa forma të kancerit. Vitamina D stimulon gjithashtu zhvillimin e seratoninës, hormon i lumturisë, kështu që kur jemi në diell ndjejmë një ndjenjë të mirëqënies.

Vitamina E

E quajtur “vitamina e rinisë”, është një aleat shumë i rëndësishëm në luftën kundër rrudhave dhe shenjave të mimikës, në mënyrë që të jetë një përbërës i rëndësishëm i kremrave dhe serumeve antiplakje. Ajo gjithashtu forcon barrierën e lëkurës, kjo është dhe arsyeja pse ajo është e përfshirë edhe në kremrat pas diellit pasi ndihmon në largimin e formimit të strijave dhe të djegurave të lëkurës nga dielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat