Sanduiç me salcë pesto dhe vezë

Ushqime

Sanduiç me salcë pesto dhe vezë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 08:40
Sanduiç

Një gatim i shpejtë dhe i shijshëm sidomos për mëngjeset e shpejta. Shumë i shijshëm dhe për fëmijët të cilët do t’i hanin me dëshirë vezët.

Përbërësit:

1 bukë (bagetë franceze)
1 lugë gjelle pesto (salcë)
1 lugë gjelle majonezë
1 vezë (e madhe, e zier mirë)
spec i kuq (në copa, opsionale)

Përgatitja

1. Duke përdorur një thikë me dhëmbëza, ndajeni bagetën në gjysmë për së gjati. Kalojeni në toster nëse dëshironi (rekomandohet nëse bageta nuk është e freskët).

2. Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të.

3. Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës.

4. Hidhni sipër specin e kuq. Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat