Mishi i freskët, i sigurt për konsum edhe pas 50 ditë qëndrimi në frigorifer

Ushqime

Mishi i freskët, i sigurt për konsum edhe pas 50 ditë qëndrimi në frigorifer

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustruese

Aktualisht, vëzhguesit në Britaninë e Madhe këshillojnë që mishi i freskët duhet të konsumohet vetëm deri në dhjetë ditë pas përpunimit.

Studimi i ri ka përmirësuar standardet e higjienës së bashku me zhvillimin e paketimit vakum - megjithatë është gjithashtu e rëndësishme që mishi të jetë i ftohur për të parandaluar bakteret në rritje.

Nëse hulumtimi i kryer nga Shoqata Britanike e Prodhuesve të Mishit (BMPA) dhe e mbikëqyrur nga Meat And Livestock Australi – do të bëhet i vlefshëm, atëherë ai mund të revolucionarizojë etiketat e shitjes me ushqim.

Studimi thotë gjithashtu se mijëra tonë mish janë hedhur në mënyrë të panevojshme pasi që udhëzimi për jetën 10-ditore është paraqitur në vitin 1992 nga Komiteti Këshillëdhënës për Sigurinë Mikrobiologjike të Ushqimeve.

Testet tregojnë se mishi i viçit nuk bëhet toksik me Clostridium botulinum - që shkakton botulizmin - deri në 50 ditë pas zhvillimit të spores së parë, për aq kohë sa qëndron i ftohur nën temperaturën 8C. Për krahasim, ajo merr 35 ditë për mishin e qengjit dhe 25 ditë për mishin e derrit në të njëjtën temperaturë.

Clostridium botulinum - i cili shkakton botulizëm - është në gjendje të rritet dhe të prodhojë një toksinë të dëmshme në temperatura  mbi 3C.

Agjencia për Standardet e Ushqimit ka kërkuar të përgjysmojë afatin kohor në vitin 2005, duke e zvogëluar atë deri në vetëm pesë ditë, por kjo nuk u realizua, pasi ‘Chilled Foods Association’, një organ industrie që përfaqëson shumë prodhues, argumentoi se kufizimi pesë-ditor ishte i panevojshëm.

Ndryshe, botulizmi është një sëmundje serioze që shkaktohet nga një toksinë nervore e krijuar nga bakteri Clostridium botulinum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat