Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve

Ushqime

Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustruese

Sasitë e mishit të kuq dhe të përpunuar mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve, tregon një studim i ri.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i financuar nga Cancer Research UK, tregon se mishi i kuq është i dëmshëm, edhe nëse konsumohet në sasi të vogla. Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e pothuajse gjysmë milionë njerëzve të përfshirë në studimin e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë gjashtë viteve, ata zbuluan 2,609 njerëz të zhvilluar kancerin e zorrëve.

Sipas tyre, konsumimi i tre fetave proshutë në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve me 20%. Për çdo 10,000 njerëz në studim që hanin 21g një ditë të mishit të kuq dhe të përpunuar, 40 u diagnostikuan me kancer të zorrëve.

Sa është shumë?

Nuk është e qartë. Studimi i (CRUK) thotë se 5.400 nga 41.804 raste të kancerit të zorrëve që numërohen çdo vit në Britani të Madhe mund të parandalohen nëse njerëzit nuk hanë mish të përpunuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat