5 arsye pse brokoli nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj

Ushqime

5 arsye pse brokoli nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:30
Ilustrim

Për shkak të përbërësve të tij, brokoli siguron një sërë shijesh dhe strukturash. Përfitimet e kësaj bime jeshile janë të mrekullueshme për shëndetin e njeriut dhe ja cilat janë:

1. Ndihmon në parandalimin e kancerit
Brokoli mund të jetë një ilaç natyral për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, zorrës së trashë, mëlçinë, veshkat etj.

2. Detoksifikimi
Prania e vitaminës C, sulfurit dhe aminoacideve të caktuara e bëjnë brokolin një detoksifikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave, duke pastruar gjakun dhe duke i mbajtur problemet që lidhen me toksina të tilla si kruajtjet, skuqjet, artriti, reumatizmi, gurët e veshkave etj.

3. Çrregullime të stomakut
Brokoli është shumë i pasur me fibra, gjëja më e mirë që mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut.

4. Kujdesi për lëkurën
Faktorët ndikues që lëkura juaj të qëndrojë në formë dhe e re janë antioksidantë si beta-carotene dhe vitamina C dhe ndihmësit e tjerë si vitaminë B, vitamina E etj.

5. Sëmundjet e zemrës
Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje shumë të lartë të fibrave, beta-carotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat