Studiuesit kanë bërë një listë të ushqimeve të cilat krijojnë varësi dhe kështu që kthehen në rrezik për shëndëtin veçanërisht për fëmijët.
Ajo kryesohet nga pica dhe vazhdon me çokollatë, patatina etj. ndërsa djathi është në vendin e dhjetë është i pari në listë, që konsiderohet i papërpunuar.
Procesimi duket sikur është thelbi i adiksionit.
“Në mënyrë të ngjashme sesi drogat procesohen për të rritur adiksionin, studimi sugjeron që mund të procesohen ushqimet duke shtuar yndyra dhe karbohidrate të ripërpunuara, si mielli dhe sheqeri”.
Dhe ndërkaq që “Yale Food Addiction Scale” mbështetet në baza shkencore një rezultat interesant i studimit është që “uji” merr pjesë në listë para gjithë frutave dhe perimeve të përfshira.
Shihni listën dhe nëse doni të hani diçka ndërsa lexoni, zgjidheni nga fundi.
1.Pica
2.Çokollata
3.Patatinat
4.Biskotat
5.Akullorja
6.Patate të skuqura
7.Burgeri me djathë
8.Kripa jodietike
9.Torta
10.Djathi
11.Proshutë
12.Pula e pjekur
13.Kokoshka me gjalpë
14.Drithëra
15.Çamçakëz
16.Bifteku
17.Arrat
18.Vezët
19.Gjoks pule
20.Çibukë
21.Ujë
22.Dredhëza
23.Misër (pa gjalpë ose kripë)
24.Salmoni
25.Bananet
26.Brokoli
27.Oriz i thjeshtë kaf
28.Molla
29.Bishtaja
30.Karota
31.Kastraveci