Sallatë me perime dhe ananas

Ushqime

Sallatë me perime dhe ananas

Më: 4 maj 2019 Në ora: 07:40
Sallatë me perime dhe ananas

3-4 karrota, 3-4 rrepa, 1 tufëz sallatë e bardhë, 1 ananas, 1-2 portokalle (lëngu), 1 mollë
150-299 gr proshutë, 2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper

Fillimisht presim frutat në forma të ndryshme në fetëza rrumbullake ose në fije. Presim proshutën në kubikë dhe e vendosim së bashku me sallatën e grirë në një tas.

Xhelatinën e vendosim në ujë të ftohtë për 3-4 minuta. Më pas ngrohim pak lëng portokalli dhe hedhim në të fetëzat e xhelatinës të shkrijë.

Përziejmë sallatën mirë duke rregulluar shijen me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe në fund shtojmë gjysmën e lëngut të përgatitur me xhelatinë.

Marrim një formë hedhim pjesën tjetër të lëngut me xhelatinë, më pas shtojmë frutat dhe sallatën e përgatitur. E vendosim në frigorifer të qendrojë për disa orë dhe më pas është gati për ta servirur të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat