Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme

Ushqime

Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme

Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:21
Ilustrim

Një dietë e mirëbalancuar, e ushqyeshme, e kombinuar me aktivitet të moderuar fizik është baza e një shëndeti të mirë.

Zgjedhjet ushqimore që bëni çdo ditë ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj. Ushqyerja e shëndetshme është pjesë integrale e rëndësishme e një jete të shëndetshme në tërësi.

Zakonet ushqimore të këqija mund të kontribuojnë në obezitet dhe jo vetëm! Edhe personat me një peshë normale trupore, por me një regjim ushqimor të varfer janë po aq të riskuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, hipertensioni, diabeti tipit II, osteoporoza e madje disa lloje të kancerit.

Të hash shëndetshëm përfshin konsumimin e proteinave dhe karbohidrateve cilësore, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave, mineraleve dhe ujit dhe të minimizosh në maksimum konsumimin e ushqimeve të procesuara, yndyrnave të satururara dhe alkoolit. Ushqyerja në këtë mënyrë ju ndihmon të mirëmbani funksionet e përditshme të trupit, peshën e shëndetshme trupore dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve. 

Lidhja midis ushqimit të mirë, peshës së shëndetshme trupore dhe shëndetit në përgjithësi është goxha e fortë dhe si e tillë duhet konsideruar. Duke ngrënë shëndetshëm dhe duke marrë të gjithë makronutrientet dhe mikronutrientet që ju nevojiten ju i bëni organizmit tuaj një nder të cilin ai do t’jua shpërblejë duke ju dhënë një trup të fortë , të shëndetshëm e energjik si dhe një mendje të kthjellet. 

(D.Sh.M Albana Daka, shefe e Rrjetit Laboratorik Spitali Amerikan, mjeke Nutricioniste)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat