Pse frutat dhe perimet e ngrira janë më të mira?

Ushqime

Pse frutat dhe perimet e ngrira janë më të mira?

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Me siguri jeni të vetëdijshëm se duhet të përpiqeni të hani sa më shumë fruta dhe perime për shëndet të mirë.

Por, çka nëse frutat tuaja të preferuara nuk janë në sezonë ?

Mund të jetë koha për të favorizuar ngrirjen.

Ngrirja e frytave dhe perimeve do të thotë që ju mund të shijoni manaferrat tuaja të preferuara ose pjeshkët gjatë dimrit. Në fakt, hulumtimet kanë zbuluar se frutat dhe perimet e ngrira mund të kenë po aq shumë vitamina – ndonjëherë edhe më shumë – në krahasim me ato të freskëta.

“Për sa i përket mënyrës sesi njerëzit kanë dalë me ruajtjen e ushqimeve, ngrirja është më e mira për ruajtjen e lëndëve ushqyese”, thotë autori i studimit Ali Bouzari.

Përveç ruajtjes së vitaminave, ngrirja është mënyra më e mirë për të ruajtur komponimet e bimëve të dobishme që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve, shpjegoi Mary Ann Lila, drejtoreshë e Institutit për Shëndetin e Njerëzve në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat