Konsumimi i ushqimeve ultra të procesuara lidhet me vdekjet e hershme

Ushqime

Konsumimi i ushqimeve ultra të procesuara lidhet me vdekjet e hershme

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ushqimet ultra të procesuara – të tilla si pijet e gazuara, akullore dhe drithërat e mëngjesit –  lidhen me vdekjen e hershme dhe shëndetin e dobët, thonë shkencëtarët.

Studiuesit në Francë dhe Spanjë thonë se shuma e konsumimit të ushqimeve të tilla është rritur.

Studimi i parë, nga Universiteti i Navarrës, në Spanjë, analizoi 19,899 njerëz për një dekadë dhe vlerësoi dietën e tyre çdo vit. Gjatë studimit ishin 335 vdekje. Por, për çdo 10 vdekje në mesin e atyre që hanë më pak ushqim të përpunuar, ka pasur 16 vdekje në mesin e atyre që hanin më shumë (më shumë se katër pjesë në ditë).

Studimi i dytë, nga Universiteti i Parisit, analizoi 105,159 njerëz për pesë vjet dhe vlerësoi dietën e tyre dy herë në vit. Ajo tregoi se ata që hanin më shumë ushqime ultra të procesuara kishin shëndet më të keq në zemër.

Studimet e tyre nuk janë prova definitive, por vijnë ngrenë dyshime të rëndësishme lidhur me ushqimet ultra të procesuara.

Ekspertët shprehën shqetësime por kërkuan hetime të mëtejshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat