Konsumi i peshkut sjell këto 8 përfitime shëndetsore

Ushqime

Konsumi i peshkut sjell këto 8 përfitime shëndetsore

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 00:43
Peshk

Mësoni se cilat janë ato përfitime Peshku është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.

Acidet yndyrore Omega 3, janë më të rëndësishmet, pasi sjellin ekuilibrin ndaj hormoneve, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë sheqerin në gjak, parandalojnë koagulimin e gjakut, mbajnë kolesterolin dhe trigliceridet në ekuilibër, lehtësojnë enët e gjakut dhe i bëjnë qelizat të shëndetshme dhe elastike.

Ja tetë të mirat shëndetësore nga peshku:

Përforcon zhvillimin e muskujve.

Zvogëlon gjasat e degjenerimit makular.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve autoimmune, duke përfshirë diabetin.

Ndihmon në rregullimin e humorit.

Zvogëlon rrezikun e astmës te fëmijët.

Zvogëlon rrezikun e sulmeve dhe goditjeve të zemër.

Nxit zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Ndihmon në humbjen e peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat