Kthehet në shtëpi dhe gjen një krokodil 4 m të gjatë në mes të kuzhinës!

Ushqime

Kthehet në shtëpi dhe gjen një krokodil 4 m të gjatë në mes të kuzhinës!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:25
Krokodil

Zyrtarët e Departamentit të Policisë Clearwater u thirrën për t'u marrë me një krokodil të madh që kishte hyrë në një shtëpi në Florida.

Një banor i një shtëpie në SHBA, ka provuar frikën më të madhe të jetës së tij teksa është kthyer në shtëpi dhe në kuzhinë ka gjetur një krokodil madje është gjendur ballë për ballë me të.Ai ka telefonuar menjëherë 911 dhe oficerët nga Departamenti i Policisë Clearëater mbërritën shpejt në shtëpinë e tij dhe filluan të merreshin me diçka të pa menduar më parë, me një krokodil në mes të qytetit dhe për më tepër në një shtëpi të zakonshme.

Kafsha pasi u mat rezultoi të ishte 3,3 m e gjatë.

Në faqen e saj në Facebook, Policia e Clearëater shkruante: "Një vizitor i padëshiruar brenda natës  ëshrë dashur të largohet nga një shtëpi në Eagle Landing Circle West në Clearwater. Krokodili ishte gati 4 m i gjatë dhe kishte hyrë në kuzhinën e shtëpisë nga dritarja e hapur e kuzhinës. Kafshas u hoq në kohë dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar”.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat