A është mishi i bardhë më i shëndetshëm se i kuqi?

Ushqime

A është mishi i bardhë më i shëndetshëm se i kuqi?

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

Disa hulumtime të kryera së fundmi kanë sfiduar përshtypjen e krijuar se mishi i bardhë është më i shëndetshëm për nivelin e kolesterolit sesa mishi i kuq.

Më parë është besuar se mishi i pulës është më i shëndetshëm se mishi i derrit ose qengjit, shkruan Medical News Today, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa tani studiuesit kanë dhënë lajme të hidhura për adhuruesit e mishit të bardhë, duke thënë se edhe ky i fundit është po aq i dëmshëm për shëndetin sa edhe mishi i kuq.

Sipas disa hulumtimeve që janë kryer më herët, përdoruesit e mishit të kuq janë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërsa tani hulumtuesit thonë se edhe përdoruesit e mishit të bardhë janë njësoj të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat