Këto janë ushqimet që frenojnë oreksin

Ushqime

Këto janë ushqimet që frenojnë oreksin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:04
Ilustrim

Të gjithë ëndërrojnë që të mundin të hanë çdo gjë kur të duan dhe të mos shtojnë peshë, por kjo nuk është e lehtë. Pjesës më të madhe të njerëzve u duhet të mbajnë dieta të përpikta për të qenë në formë. Në fakt ka një zgjidhje tjetër. E dini se edhe duke ngrënë disa ushqime të shijshme mund të mos shëndosheni? Ju duhet thjesht të zgjidhni produktet e duhura.

Peshku i kuq

Ai përmban shumë proteina dhe omega 3. Kombinimi i të gjithave përveçse të mban të shëndetshëm shmang edhe shëndoshjen, pakëson urinë, ul rrezikun për diabet dhe shmang sëmundjet e zemrës.

Vezët

Falë proteinave edhe vezët nxitin ndjesinë e ngopjes. Besoj e keni vënë re si ndiheni kur i konsumoni sidomos të ziera.

Specat djegës

Capsaicina është ajo që pakëson urinë dhe tret dhjamin.

Spinaqi

Ai përmban thylacoide që rrit nivelin e hormonit leptin. Ky hormon rregullon shpërndarjen e energjisë dhe kontrollon ndjesinë e urisë. 100 gramë spinaq në ditë është i mjaftueshëm për të mbajtur një trup më elegant.

Çaji jeshil

Ai përmban dy elementë që favorizojnë humbjen në peshë: kafeinën dhe catechin. E para tret yndyrat dhe ndal urinë dhe e dyta rrit metabolizmin dhe ndihmon mosgrumbullimin e dhjamit.

Thjerrëzat

Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmbajnë acid folik, hekur, kalium, thiamine dhe magnez. Thjerrëzat gjithashtu janë të pasura me proteina që pakësojnë urinë.

Kosi natyral

Ky kos përmban shumë proteina që të ndihmojnë të ndihesh i ngopur për një kohë më të gjatë. Ai përmban gjithashtu bakterin probiotik, që ndihmon tretjen. Kosi pa yndyrë përmban sheqer, prandaj më mirë të shmanget.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 1.7

Mineralet: Hekur, magnez, selen

1. Thjerrëzat

Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmbajnë acid folik, hekur, kalium, thiamine dhe magnez. Thjerrëzat gjithashtu janë të pasura me proteina, që pakësojnë urinë.

2. Peshku

Ai përmban shumë proteina dhe omega 3. Kombinimi i të gjithave përveçse të mban të shëndetshëm shmang edhe shëndoshjen, pakëson urinë, ul rrezikun për diabet dhe shmang sëmundjet e zemrës.

3. Vezët

Falë proteinave edhe vezët nxitin ndjesinë e ngopjes. Besoj e keni vënë re si ndiheni kur i konsumoni sidomos të ziera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat