Mëngjesi mahnitës në pishinë shijon si në përallë – përjetoni ndjesinë unike në Maldive

Ushqime

Mëngjesi mahnitës në pishinë shijon si në përallë – përjetoni ndjesinë unike në Maldive

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:23
Mëngjes

Pushimi i mirë shihet në mëngjes… pak a shumë ngjason në një thënie të njohur tashëm për ne, se dita e mirë shihet në mëngjes, por jo vetëm dita, i gjithë pushimi shihet nga mëngjesi që ne e shijojmë gjatë periudhës që ne ja rezervojmë vetes për t’u relaksuar.

Pushimet janë të destinuara për të krijuar kujtime për ne dhe jo vetëm relaks.

Por, a keni paramenduar ndonjëherë që mëngjesin tuaj ta shijoni në pishinë? Ide fantastike kjo, e cila nuk është vetëm ide, por ta bëni realitet që ju ta hani mëngjesin brenda pishinës.

“Mëngjesi duke lundruar” është koncepti më i ri në resortet më luksoze të vendeve ekzotike – metodë e re e shijimit të mëngjesit në pishinë.

Një tabak i madh lundrues ua bën mëngjesin tejet atraktiv, pasi aty gjendet edhe një shujtë e kompletuar me kafe, çaj, simite të ngrohta e shampanjë.Është më lehtë se kurrë që të shijoni shujtën kryesore të ditës në mënyrën më të veçantë dhe luksoze, ashtu siç i shohim yjet e skenës botërore duke u freskuar në Instagram.

Edhe pse ky trend ka kohë që është aktual në skenën botërore të turizmit, ju mund ta provoni këtë ndjesi falë AS Travel në një prej resorteve më luksoze në Maldive, LUX* North Male Atoll.E gjitha çfarë duhet të bëni është që të zgjoheni në mëngjes afër pishinës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat