Gjoks pule, i mbushur me perime të stinës dhe djathë - Bota Sot
Gjoks pule, i mbushur me perime të stinës dhe djathë

Ushqime

Gjoks pule, i mbushur me perime të stinës dhe djathë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 06:54
Gjoks pule, i mbushur me perime të stinës dhe djathë

Në qoftë se jeni në kërkim të një recetë të thjeshtë, të shpejtë, të shëndetshme dhe mbi të gjitha që të mos i bëjë naze askush nga pjesëtarët e familjes, jeni në vendin e duhur.

Darka e sotme do të jetë më e shijshme se kurrë më parë, pasi kemi përgatitur gjoks pule me perime të stinës dhe djathë.

PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA: 1 gjoks pule,  4-5 lugë vaj ulliri, kripë, piper e rigon, sipas shijes personale, 1 kungull,  domate,  copa speci të kuq ose të verdhë, 1/2 qepë e madhe, e kuqe, ose një e vogël dhe 100 g djathë pice.

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200° C. Domatet i presim fillimisht në mes dhe më pas në feta të holla; po njësoj bëjmë edhe me specat -pasi t’u heqim bishtat dhe farat, i presim në mes për së gjati dhe më pas në feta të holla – si dhe me kungullin, të cilin e presim në mes për së gjati dhe më pas në feta të holla. Perimet e prera i hedhim në një tas, i spërkasim me pak kripë, piper, rigon e vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë.

Gjoksit të pulës i bëjmë prerje me thikë, por pa e prerë në feta, e vendosim në tavën e lyer me fare pak vaj dhe e spërkasim me kripë e piper. Në çdo prerje vendosim një fetë qepë, domate, kungull e spec. Vazhdojmë derisa t’i mbushim të gjitha prerjet. U grijmë sipër djathin e picës, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i vëmë të piqen për rreth 30 minuta ose më shumë nëse është nevoja.E  shoqërojmë me sallatë jeshile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...