Supë detoksi nga zarzavatet

Ushqime

Supë detoksi nga zarzavatet

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:52
Supë

Do të forconi mbrojtjen e trupit, do t’i kontribuoni humbjes së peshës trupore dhe pastrimit të trupit!

Supa shpëtimtare do të ndikojë edhe në sistemin e tretjes, do të rrisë rezistencën ndaj stresit, do të sigurojë efekte anti-inflamatore dhe anti-oksidative! 

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 filxhan bizele të gjelbra të ziera,
– 2 grushte spinaq,
– 1 degë të madhe selinoje,
– 1 grusht majdanoz,
– 1 grusht të vogël koriandër të freskët,
– 1 thelb hudhre,
– 3 gota ujë (nga 2 dl)
– 2 lugë të vogla vaj kokosi.

Mënyra e përgatitjes:

Qitni shtatë përbërësit e përmendur në mikser (bizelen, spinaqin, selinon, majdanozin, koriandrën, hudhrën, vajin e kokosit) dhe përzieni.

Pastaj kësaj përzierjeje shtoni 3 litra ujë dhe përzieni derisa të krijohet strukturë krematoze.

Kalojeni në një enë të madhësisë mesatare, ngrohni sipas dëshirës, por mos i zieni. Provoni dhe përshtatjani shijes duke i shtuar sasi të vogël kripe.

Shërbeni, zbukurojeni dhe kënaquni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat