Si të humbim 5 kg duke mbajtur dietën e pjeprit

Ushqime

Si të humbim 5 kg duke mbajtur dietën e pjeprit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Me dietën e pjeprit ju pastroni veten, duke luftuar celulitin dhe  humbisni 5 kg në pak javë

Ky ushqim është i pasur me përfitime që favorizojnë humbje të shpejtë dhe të lehtë të peshës. Para së gjithash, është e ulët në kalori, pasi çdo 100 gramë të këtij fruti përmbajnë vetëm 34 kalori. Një fetë pjepri është e pasur me lëndë ushqyese si kripëra minerale, vitamina, dhe ka shumë pak yndyra.

Duke u përbërë nga 90% ujë, ky frut shkakton ngopje.

Pasi të hahet një pjesë, menjëherë do të ndiheni të ngopur. Përfitoni dhe nga lëkura e tij e cila ka në përbërje vitaminën A, një antioksidant i fuqishëm.

Pjepri gjithashtu përmban shumë flavonoide, të cilat kundërshtojnë veprimin e radikalëve të lira, dhe kalium i cili kontrollon presionin e gjakut dhe zemrën.

Së fundi, uji dhe fibrat promovojnë funksionimin e duhur të zorrëve. Për këtë arsye, pjepri është ideal nëse doni të humbisni peshë në një kohë të shkurtër.

Si funksionon dieta  e pjeprit?

Në mëngjes konsumoni sallatë me pjepër, kos drithëra dhe çaj jeshil. Për një mes-vakt është e rekomandueshme edhe një lugë akullore e shoqëruar me bajame ose arra.

Në drekë, makarona, oriz ose bukë, të shoqëruara me perime të pjekura me pak vaj.

Në darkë, proshutë me pesë feta pjepër dhe një sallatë. Dieta e pjeprit është gjithashtu e përkryer për ata që duan të trajtojnë lëkurën sepse është i pasur me beta-karoten, një substancë që stimulon prodhimin e melaninës.

Në çdo rast para fillimit të dietës është mirë të konsultoheni me mjekun për të kuptuar nëse dieta është në përputhje me gjendjen shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat