Ja disa arsye, që tregojnë se duhet të hamë ngadalë - Bota Sot
Ja disa arsye, që tregojnë se duhet të hamë ngadalë

Ushqime

Ja disa arsye, që tregojnë se duhet të hamë ngadalë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:03
Ilustrim

Derisa jeni duke e shijuar një darkë apo drekë, është shumë e rëndësishme që ta konsumoni sa më ngadalë që ka mundësi. Këto janë disa nga arsyet e forta, që ju tregojnë se nuk duhet të hani shpejt:

Ngrënia e ngadalshme ndihmon në mbajtjen e peshës normale të trupit– Duke ngrënë ngadalë ju do t’i ndihmoni trupin në humbjen e peshës, duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.

E shijoni më shumë ushqimin– Lodhja, nxitimi dhe stresi i ditës nganjëherë na bëjnë, që të harrojmë ta shijojmë ushqimin. Në vend të kësaj, përtypja e ngadaltë e ushqimit do të na lejojë ta shijojmë ushqimin plotësisht.

Nuk ju shkakton probleme me stomakun– Kjo vlen sidomos për njerëzit, që vuajnë nga aciditeti në lukth. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit dhe problemeve të tjera të lukthit.

Ju bënë të ndiheni më pak të lodhur– Kjo për shkak se kur hani shpejtë, tretja e ushqimit vështirësohet dhe ju nuk mund të bëni një gjumë të qetë. Në tëkundërtën, nëse hani ngadalë ju mund të përfitoni më shumë energji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...