Nëse jeni mbi 50 vjeç, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni më shumë

Ushqime

Nëse jeni mbi 50 vjeç, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni më shumë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Mënyra se si ushqeheni ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj gjatë gjithë jetës.

Ka faza të ndryshme kur njeriut i nevojiten vitamina të caktuara në mosha të caktuara.

Për shembull, mjekët sugjerojnë një kategori prej 10 ushqimesh që duhet të konsumojnë personat që janë mbi 50 vjeç.

1.Fasule

Shtimi i fasuleve  ose thjerrëza në dietën tuaj të përditshme ul rrezikun e kolesterolit me 5%.

2.Tërshëra

Tërshëra, ndryshe nga drithërat e tjera sepse përmban më shumë fibra dhe ul sasinë e kolesterolit në trup  5-10%.

3.Mollët

Mollët rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak, përmban fibra, që ulin kolesterolin, si dhe një substancë  që ul presionin e gjakut.

4.Fruta të thata

Në vend që të hani ushqime të thata dhe të pashëndetshme në vaktet e ndërmjetme, provoni të hani fruta të thata të përziera, si arra, bajame, lajthi, etj pasi përdorimi i përditshëm i tyre redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.

5.Perimet jeshile

Kërkimet kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë gjethe jeshile si spinaqi, marulja, rrukola, etj, u krahasuan me njerëz 11 vite më të rinj që nuk hanë, dhe u zbulua se ata që i konsumojnë këto, kanë aftësi konjitive më të mira se ata që nuk i konsumojnë.

6.Frutat e pyllit

Të gjitha llojet e frutave të pyllit janë fantastike për shëndetin tuaj mendor. Ato reduktojnë inflamacionet dhe ndihmon në kalimin me lehtësi të gjakut në tru.

7.Kosi

Kosi është një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, që shërben për shëndetin e kockave.

8.Karrota

Karrotat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq, përmirësojnë sistemin imunitar, ulin rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

9.Panxhari i kuq

Ngrënia rregullisht e tyre përmban vitamina A dhe C, acid folik, magnez dhe hekur. Antioksidantët që ndodhen tek karrota reduktojnë rrezikun e kancerit.

10.Çokollata e zezë

Përfitimet e saj në organizëm janë të shumta, duke filluar nga kolesteroli, presioni i gjakut, truri, lëkura, mbrojtja nga dielli, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat