Nuk do të digjeni më asnjëherë; 3 mënyrat për të qëruar një vezë të zier pa u munduar

Ushqime

Nuk do të digjeni më asnjëherë; 3 mënyrat për të qëruar një vezë të zier pa u munduar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:55
Vezë

Ndoshta është prerja e qepëve nga lotët që dalin ose të qëroni patatet. Por për disa është dhe qërimi i vezës së zier. Nëse jeni dhe ju nga ata që digjeni, qëroni bashkë me lëvozhgën edhe të bardhën e saj apo përfundoni duke ngrënë vetëm të verdhën, ky është artikulli që duhet të lexoni:

Duhet filluar që nga gatimi: Mbushni tenxhere me ujë. Ngroheni ujin dhe hidhni vezët dhe pak sodë buke ose uthull dhe sapo të fillojë të valojë, vendosni një zile në celularin tuaj për 14 minuta. Kur të ketë mbaruar koha, hiqni vezët nga tenxherja dhe zhyteni në tas me ujë të ftohtë. Më pas qëroheni dhe do të shihni që ajo do të jetë perfekte, transmeton “Living”.

Metoda 2: duke e rrotulluar vezën: Në vend që ta fusni vezën në ujë të ftohtë, përpiquni ta rrokullisni atë në një sipërfaqe të fortë deri sa të plasaritet e gjitha.  Sapo të jetë plasaritur tërësisht, filloni të qëroni nga fundi në fillim dhe do të shihni një ndarje të lëvozhgën në mënyrë natyrale.  Për t’i bërë gjërat edhe më të lehta, qërojeni nën ujë të ftohtë.

Metoda 3: Përdorni një lugë: Si fillimi goditeni vezën që ta krisni pak, më pas me një lugë (di në foton e mëposhtme) filloni ta qëroni me kujdes. Duke qenë se sipërfaqja e lugës është me e madhe se gishtat do të jetë më e lehtë për ta qëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat