Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit rrezikun e depresionit - Bota Sot
Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit rrezikun e depresionit

Ushqime

Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit rrezikun e depresionit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Të gjithëve na ndodh që të konsumojmë ushqime gjysmë të gatshme, ndonjëherë për shkak të dembelisë e ndonjëherë për dëshirë. Mirëpo del se konsumi i këtyre ushqimeve rrit rrezikun e depresionit.

Këtë e thotë edhe një studim i fundit, gjë që ka bërë që të kërkohet nga mjekët të këshillojnë dieta për pacientët, si pjesë e trajtimit për depresion, transmeton Klan Kosova.

Personat që ndjekin një dietë tradicionale mesdhetare janë më pak të predispozuar të preken nga depresioni, për shkak të peshkut, frutave, farave dhe perimeve që përmban kjo dietë dhe që mbrojnë njerëzit nga problemet e shëndetit mendor.

Publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, studimi është në të vërtetë një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer, apo që janë shumë të përpunuara, sipas studimit çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të të gjithë trupit, që njihet si inflamacion sistematik.

Në këtë aspekt, pasojat e dietave të varfra janë të ngjashme me ato të duhanpirjes, ndotjes, obezitetit dhe mungesës së ushtrimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...