Përfitimet shëndetësore që marrin fëmijët nga spinaqi

Ushqime

Përfitimet shëndetësore që marrin fëmijët nga spinaqi

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Spinaqi është një nga bimët më të shëndetshme për organizmin e njeriut, me theks të veçantë atij të fëmijës.

Ai përmban një numër të madh vitaminash dhe mineralesh. Spinaqi përmban atë që gjendet më rrallë në ushqime, hekurin.

Kur mund t’i jap spinaq fëmijës?

Spinaqi është ndër bimët e para që mund ti jepet fëmijës për konsumim. Ai mund të futet në dietën e fëmijës suaj sapo t’i filloni ushqimet e ngurta, kur të ketë bërë 6 muajsh, përcjell KosovaPress.

Përfitimet shëndetësore të fëmijëve nga spinaqi:

Është i pasur me minerale

Furnizon trupin me vitamina

Përmban fibra

Kuron çrregullimet e sistemit urinar

Kuron çrregullimet e stomakut

Mbron mëlçinë

Vret krimbat e zorrëve

Shënim: Krimbat e zorrëve mund të jenë problemet më të shpeshta që prekin fëmijët, shpesh edhe pa e identifikuar këtë si problem. Duke u dhënë fëmijëve spinaq, këto parazitë mund të luftohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat