Është me rëndësi të dini: Sa gjatë mund të ruani secilin lloj mishi në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë! - Bota Sot
Është me rëndësi të dini: Sa gjatë mund të ruani secilin lloj mishi në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë!

Ushqime

Është me rëndësi të dini: Sa gjatë mund të ruani secilin lloj mishi në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë!

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:12
ilustrim

Depozitimi i ushqimit sjell shumë pyetje dhe brengosje, aq më parë kur është fjala për produktet e mishit

Çdo lloj mishi ka afatin e vet të qëndrueshmërisë në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë.

Mishi i freskët i pulës

Mishi i freskët i pulës në frigorifer mund të qëndrojë vetëm një ose dy ditë (në temperaturë prej 5 gradësh Celsius apo më ftohtë), por deri në një vit në frigorifer me ngrirje të thellë (në temperaturë prej – 18 gradësh apo më ftohtë).

Mishi i zier i pulës mund të qëndrojë në frigorifer disa ditë, mirëpo mundet edhe i ngrirë dhe të hahet për dy deri në gjashtë muaj.

Mishi i kuq

Mishi i kuq mund të qëndrojë në frigorifer deri në pesë ditë, por mund të qëndrojë në frigorifer me ngrirje të thellë në periudhë prej 4 deri në 12 muaj.

Mishi tjetër i zier do të zgjat tri deri në pesë ditë në frigorifer dhe dy deri në gjashtë muaj nëse e ngrini.

Mishi i bluar

Mishi i bluar, siç është mishi i lopëve, i viçit apo mishi i derrit, mund të qëndrojë në frigorifer një deri në dy ditë, por mund të qëndrojë i ngrirë në periudhë prej tre deri katër muaj.

Proshuta dhe suxhuku

Proshuta e cila qëndron në frigorifer duhet të hahet në afat prej një jave, ndërkaq suxhukun duhet ta hani në afat prej dy ditësh.

Edhe proshuta edhe suxhuku mund të qëndrojnë në frigorifer me ngrirje të thellë deri në një muaj, ndërkaq disa suxhukë në frigorifer me ngrirje të thellë mund të qëndrojnë edhe deri në dy muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...