Këto janë vetitë e kafes që duhet patjetër t'i dini

Ushqime

Këto janë vetitë e kafes që duhet patjetër t'i dini

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 08:22
Foto

Pirja e kafes sipas një studimi të fundit thuhet se është e shëndetshme.

Një studim i publikuar në “Journal of the american medical Association” ka pohuar se konsumimi i kafesë mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, e veçanërisht sa i përket jetëgjatësisë.

Mbi 500,000 njerëz mes moshave 38 dhe 73 vjet nga Mbretërinë e Bashkuar u bënë pjesë e hulumtimit teksa 380,000 prej të cilëve kanë qenë konsumues të kafesë.

Objektivi i tyre ka qenë të studiohet lidhja mes konsumimit të kafesë dhe shkallës së vdekshmërisë bazuar në atë sesi e merr  trupi kafeinën.

Rezultatet i kanë befasuar edhe adhuruesit më të mëdhenj të kafesë: ata kanë zbuluar se kafja është e ndërlidhur mjaft ngushtë me shkallën e vdekjes te njerëzit që pinë 1 deri në 8 ose më shumë kafe në ditë.

Veç kësaj, kafja mund të jetë e mirë edhe për lëkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat