Këto janë ushqimet, për të cilat truri juaj ka nevojë

Ushqime

Këto janë ushqimet, për të cilat truri juaj ka nevojë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Sikurse lëkura dhe lukthi, edhe truri ka nevojë për ushqime specifike për t’u “ushqyer”  dhe për të funksionuar në mënyrë efikase.

Truri i njeriut mund të kontrollojë çdo proces në organizëm. Ekzistojnë disa substanca kimikale marrin pjesë në funksionimin e këtyre procese. Me anë të disa ushqimeve, ju mund t’i përmirësoni funksionimin e këtyre substancave kimikale.

Disa nga përbërësit e ushqimeve, që janë shumë të mira për funksionimin e trurit janë: aminoacidet, glukoza, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët. Në të kundërtën mungesa e këtyre përbërsve në organizëm mund të ngadalësojë këto procese.

Këto janë ushqimet që e dëmtojnë trurin:

Ëmbëlsirat– rrisin rezikun e demencës

Yndyrnat artificiale- rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

Ushqimet e procesuara– në përgjithësi janë të dëmshme për trurin dhe kujtesën.

Në anën tjetër, ushqimet që duhet konsumuar nëse dëshironi t’a përmirësoni funksionin e trurit janë:

Avokado– përmban disa lloje të vitaminave dhe mineraleve, që njihen për efektin e tyre në funksionimin sa më të mirë të trurit.

Arrat– përmbajnë një numër të madh të antioksidantëve, proteinave dhe omega 3.

Çokollata e zezë– përmban antioksidantë që ndikojnë në përmirësimin e funksionit të memories.

Çaji i gjelbër– përmirëson disa funksione të trurit dhe zvogëlon rrezikun e tumorit në tru.

Domatet– përmbajnë një përbërës, që ka ndikim në parandalimin e infeksioneve dhe rritjen e qelizave nervore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat