Kasata me fruta

Ushqime

Kasata me fruta

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:18
Akullore

Lëpirëset dhe kasatat e ftohta shijojnë shumë dhe na shuajnë etjen në këto ditë të nxehta, por për t’i bërë sa më të shëndetshme ne kemi zgjedhur frutat!

Një ide nga Martha Steëart për të gjithë pjestarët e familjes Perberesit:
Fruta të stinës (kivi, luleshtrydhe, boronica, pjeshkë, mango e të tjera) lëng sipas dëshirës (Fanta, Coca-Cola, lëng frutash, Sprite e të tjera)

Pergatitja:
Lajmë frutat, i qërojmë sipas nevojës dhe i ndajmë në copa jo shumë të vogla. Kivit i ndajmë në feta të rrumbullakëta, luleshtrydhet, pjeshkët dhe mangon i ndajmë në
feta.
Mbushim format plot me fruta duke i ngjeshur pak me dorë. Shtojmë pjesëpjesë lëngun, i kontrollojmë format që të jenë të mbushura mirë deri në fund dhe të mos kenë hapësira. U vëmë nga një shkop akulloresh dhe i lëmë në frigorifer në ngrirje për një natë. Nëse nuk keni forma të posaçme, mund të përdorni gota kosi bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat