Pesë këshilla si te përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

Ushqime

Pesë këshilla si te përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Dëshira për zbuluar nuancën e kuqe dhe rrëzulluese të zemrës mund të shuhet shumë shpejt, nëse shalqini që keni blerë nuk është i pjekur mjaftueshëm.
Përzgjedhja e një shalqini të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.
Me këto këshilla do të mësoni se si të përzgjidhni shalqinin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

Njollat e mëdha

Lëvorja e shalqini zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.
Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqinit në tokë ose në fushë.
Shalqini me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë.
Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije.
Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

Të vrarat e lëvores

Të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.
Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma

Shalqini që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqini i rrumbullakët është më i ëmbël.

Bishti

Bishti i shalqinit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.
Nëse ai është jeshil, atëherë shalqini nuk është mjaftueshëm i pjekur.

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqinit.
Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, ju këshillojmë që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat