Ja pse disa persona e kanë të ndaluar konsumimin e akulloreve…

Ushqime

Ja pse disa persona e kanë të ndaluar konsumimin e akulloreve…

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:27
Ilustrim

Jemi në stinën e verës dhe një nga ushqimet më të preferuara të këtij sezoni janë akulloret. Ato na freskojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta, por jo të gjithë janë të lirë të konsumojnë një të tillë. Disa grupe njerëzish duhet të eliminojnë ngrënien e akullore pasi në të kundërt do të kenë probleme serioze me shëndetin e tyre.

Së pari akullore nuk duhet të hanë të gjithë ata njerëz që duan të humbasin peshë.

Akullorja ka një përmbajtje të lartë të sheqerit dhe yndyrës, të cilat ndikojnë një shtimin e peshës. Përveç kësaj, disa akullore përmbajnë acide yndyrore trans të cilat sipas disa kërkimeve shkencore janë një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë. Efekti i saj kryesor është grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut. Si rrjedhojë, personat që duan të humbasin peshë, duhet të qëndrojnë larg akulloreve.

Së dyti, renditen gratë shtatzëna.

Pse gratë shtatzëna nuk duhet të hanë akullore? Për shkak se kur gratë janë gjatë periudhës së shtatzënisë, sekrecionet e lëngjeve të tretjes do të ulen dhe funksioni gastrointestinal do të dobësohet. Nëse hanë shumë akullore të ftohtë, kjo do të bëjë që stomaku i tyre të punojë me shumë vështirësi, duke shkaktuar simptoma të tilla si dhimbje barku dhe diarre. Për më tepër, akullorja gjithmonë përmban një numër të madh të aditivëve të sheqerit dhe yndyrës, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë efekte negative në rritjen e fetusit.

Së treti, renditen fëmijët që janë në fazën e rritjes dhe zhvillimit

Akullorja, duke pasur një nivel të lartë të sheqerit dhe yndyrës, mund të shkaktojë obezitet tek të vegjlit. Përveç kësaj, fëmijët janë më alergjikë ndaj aditivëve ushqimorë që gjenden në akullore. Konsumimi i shumë akulloreve para vakteve ushqimore, jo vetëm që mund të ndikojë në oreksin e fëmijëve, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze me stomakun dhe gjithë sistemin e tretjes.

Së fundi, renditen të gjithë personat që janë të prekur nga diabeti.

Akulloret duke pasur, një përmbajtje të lartë të sheqerit, mund të bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet me shpejtësi tek individët diabetikë, duke rënduar kështu gjendjen e diabetit. Si rezultat, mjekët gjithmonë sugjerojnë pacientët me diabet, të mos konsumojnë akullore.

Këta janë të pafatët e verës, ose ndoshta ata që përfitojnë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat