Ushqimet që shtatzënat duhet t’i shmangin

Ushqime

Ushqimet që shtatzënat duhet t’i shmangin

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Gjatë shtatzënisë, femrat e bëjnë më të mirën që munden për t’iu përmbajtur një stili të shëndetshëm të jetesës.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aq të sigurta për t’u konsumuar gjatë atyre 9 muajve.

Llojet e caktuara të peshkut

Gjatë shtatzënisë është mirë të qëndroni larg 2 llojeve të peshkut:

– Peshkut që përmban nivele të larta të merkurit sepse merkuri është ndërlidhur me probleme në zhvillim dhe probleme të trurit te bebja
– Peshqve që merren nga lumenjtë apo rrjedhat tjera të ujit që gjenden afër kompanive të mëdha apo burimeve tjera të ndotjes.

Djathi i butë

Ky lloj djathi mund të përmbajë E. coli – baktere që shkakton probleme të pakënaqshme shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj.

Mos e teproni me kafeinë

Sasia e tepërt e kafeinës është ndërlidhur me lindje të bebes me peshë të vogël, lindje të parakohshme, abort, etj. Një kafe apo çaj në ditë konsiderohet sasi e sigurt, por mundohuni ta mbani nën 200 mg.

Alkool

Alkooli që e pini mund të kalojë përmes placentës në beben tuaj. Alkooli gjithashtu ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e vështirëson procesin që vlerat ushqyese dhe oksigjeni t’i arrijnë nivelet e rekomanduara në trupin e bebes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat